Bayern, gati perfekt

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness lavdëroi ekipin që shfaqi “futboll gati perfekt për 80 minuta” në fitoren 3-1 ndaj Manchester Cityt në Grupin G në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma. Ekipi i Pep Guardiolës kaloi herët në epërsi në Etihad nëpërmjet Franck Riberys kurse pas një ore lojë kishte avantazh 3-0, pas shënimeve…

Sport

03/10/2013 10:08

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness lavdëroi ekipin që shfaqi “futboll gati perfekt për 80 minuta” në fitoren 3-1 ndaj Manchester Cityt në Grupin G në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma.

Ekipi i Pep Guardiolës kaloi herët në epërsi në Etihad nëpërmjet Franck Riberys kurse pas një ore lojë kishte avantazh 3-0, pas shënimeve tjera nga Thomas Muller dhe Arjen Robben.

City arriti të realizojë një herë nëpërmjet Alvaro Negredos por fitorja i takoi Bayernit. “Për 80 minuta ne luajtëm futboll gati perfekt”, deklaroi Hoeness për uebfaqen zyrtare të Bayernit.

“Nuk mund të kujtohem se kur kishim aq shumë posedim të topit në çerekun e tretë të fushës kundër një kundërshtari të fuqishëm si Manchester City. E uroj ekipin dhe trajnerin. Ajo që kemi shfaqur në këtë duel meriton lëvdata”, u shpreh Hoeness.

Fitorja ndaj Manchester Cityt është e dyta e njëpasnjëshme për Bayernin në Grupin D ku janë ngjitur në kuotën e gjashtë pikëve, tri më tepër se City dhe CSKA Moska, me të cilët takohen në duelin e radhës.