Bayern e kalon me lehtësi Nurnbergun, shkëlqen Lewandowski

Bayern Munich e ka përfunduar me fitore edhe xhiron e 14-të në Bundesliga.

Sport

08/12/2018 17:19

Gjigantët bavarez shënuan fitore me rezultat të pastër, 3:0, kundër skuadrës së Nurnberg, shkruan lajmi.net.

Serinë e golave në këtë takim e hapi sulmuesi polak Robert Lewandowski i cili realizoi qysh në minutën e  9‘ të takimit.

Në minutën e 27‘ ishte përsëri numri 9-të i Bayern që realizoi edhe golin e dytë, për të vendosur rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë ishte Franck Ribery, që në minutën e 56‘ vulosi fitoren e Bayern dhe realizoi për 3:0.

Me këtë fitore, bavarezët  qëndrojnë në vendin e dytë me 27 pikë (një lojë më pak se Monchengladbach që ka 26 pikë).

Ata janë në ndjekje të Dortmund, të cilët prijnë në tabelë me 9 pikë më shumë se Bayern. /Lajmi.net/