Bayern dhe Real Madrid në garë për Kane

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane është një nga më të kërkuarit në top pesë ligat evropiane.

Sport

20/01/2019 09:00

I konsideruar si një nga sulmuesit më të mirë në botë aktualisht, Kane ka zgjuar vëmendjen e gjigantëve të futbollit evropian.

Është raportuar se sulmuesi anglez do të largohet nga Tottenham nëse këta të fundit dështojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

“Don Balon” raporton se Bayern Munich është destinacioni i preferuar i anglezit, nëse ai vendos që të largohet nga Premierliga në fund të këtij sezoni, transmeton lajmi.net.

Në garë për shërbimet e Kane janë edhe skuadra e Real Madrid, të cilët kanë shprehur interesim për lojtarin qysh nga vera e kaluar.

Kane do t’i mungojë skuadrës së tij në fazën e 1/16 në Ligën e Kampionëve, ku ata do të përballen me Borussia Dortmund. /Lajmi.net/