Bayern A dhe Bayern B

Bayern Munich është skuadra që dominoi vitin 2013 duke fituar pesë tituj. Gjiganti bavarez triumfoi në Bundesligë, Kupën e Gjermanisë, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kampionatin botëror për klube. Ekipi udhëhiqet nga një trajner fantastik si Pep Guardiola dhe përbëhet nga futbollistë të nivelit të lartë si Franck Ribery, Arjen Robben, Bastian Schweinsteiger…

Sport

06/01/2014 09:26

Bayern Munich është skuadra që dominoi vitin 2013 duke fituar pesë tituj. Gjiganti bavarez triumfoi në Bundesligë, Kupën e Gjermanisë, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kampionatin botëror për klube.

Ekipi udhëhiqet nga një trajner fantastik si Pep Guardiola dhe përbëhet nga futbollistë të nivelit të lartë si Franck Ribery, Arjen Robben, Bastian Schweinsteiger e të tjerë, secili më yll se tjetri.

Mirëpo, në fundjavë, Bayern Munich siguroi edhe shërbimet e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski i cili do t’i bashkohet klubit në fund të këtij sezoni si futbollist i lirë.

Me ardhjen e tij, Bayern është përforcuar edhe më tepër dhe në mediat gjermane kanë filluar të paraqesin shembuj se si Guardiola në dispozicion dy skuadra, secila më e fortë se tjetra.

Të quajtura si Bayern A dhe Bayern B, në njërin formacion luajnë: Neuer, Alaba, Boateng, Dante, Lahm, Kroos, Thiago, Schweinsteiger, Ribery, Robben dhe Lewandowski.

Kurse në tjetrin: Starke, Contento, Badstuber, Van Buyten, Rafinha, Martinez, Hojbjerg, Gotze, Shaqiri, Muller, Mandzukic.