Batshuayi me rekord të jashtëzakonshëm
Ish anëtari i Chelseat, i cili nuk arriti të gëzojë hapësira në skuadrën e Maurizio Sarrit, po regjistron statistika të jashtëzakonshme.
Sport
Michy Batshuayi nuk po aktivizohet as tek Valencia, ku në tri ndeshje të La Liga, ai luajti vetëm pak minuta si zëvendësues, duke u paraqitur 14 minuta kundër Atleticos, 16 në Espanyol dhe 22 ndaj Levantes.
Por, situata e sulmuesit në kombëtaren e Belgjikës është krejtësisht ndryshe. Ai shkoi në Kampionat Botëror për të shënuar ndaj Tunizisë. Batshuayi gjithashtu realizoi dy herë në fitoren e fundit të belgëve ndaj Skocisë (4:0), për të regjistruar 10 gola në 20 paraqitje.
Është e çuditshme se si 24 vjeçari në një formë të tillë me kombëtaren të mos mund të gëzojë minutazh në skuadrën e tij, ose të mos kishte shancin tek skuadra e Chelsea. /Lajmi.net/