Batistuta është kthyer në një bari (Video)

Njëri nga sulmuesit më të mirë që ka njohur futbolli modern, Gabriel Batistuta ka vendosur që të ndërrojë profesionin e tij, sepse tash është bërë një bari.

Sport

16/03/2015 20:44

Sipas disa lajmeve që arrijnë nga mediat lokale në Argjentinë, mësojmë se Batistuta ka vendosur t’i hyjë biznesit të bagëtive.

Sipas raporteve, mësojmë se 46 vjeçari ka blerë një fermë mjaft të madhe ku do të mbaj një numër të madh të bagëtive.

Përndryshe, Batistuta ka luajtur për skuadrat si Interi, Fiorentina, River Plate. Ai për Argjentinën ka luajtur 78 ndeshje dhe ka shënuar 56 gola.

YouTube player