Batatina ngacmon FC Prishtinën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka ngacmuar FC Prishtinën pas duelit të tyre të sotëm në kuadër të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Sport

03/11/2016 15:43

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është gjithnjë i veçante me deklaratat e tij para dhe pas ndeshjeve.

Dhe, një të tillë ai e ka bërë edhe sot pas duelit me FC Prishtinën në në kuadër të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

“Sot s’e disha sa trajnerë i ka Prishtina: -herë ishin katër, herë pesë, por as me pesë trajnerë nuk arriti t’na mposhtë”, u shpreh ai, përcjell “Lajmi.net”.

Llapi dhe FC Prishtina barazuan pa gola.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.