Bastoret zbulojnë klubin e ri të Sergej Milinkovic Savic

Sergej Milinkovic Savic pritet të largohet nga Lazio.

Sport

25/05/2018 07:18

Sergej Milinkovic Savic është një prej futbollistëve aktualisht më të kërkuar në botë.

Lazio refuzoi 70 milionë euro në verën e vitit të kaluar dhe tani kërkon më tepër se dyfishin për shitjen e mesfushorit serb.

Savic ka kaluar një sezon të shkëlqyeshëm me ekipin nga Olimpico por mund të shitet te ndonjë klub më i madh, përcjell “lajmi.net”.

Sipas kuotave në bastore, favorit për blerjen e tij është Paris Saint-Germain. /Lajmi.net/