Bastoret tallen me Kosovën para ndeshjes me Turqinë (FOTO)

Bastoret sportive e kanë nxjerrë titullar të padiskutueshëm Turqinë në përballjen me Kosovën.

Sport

10/06/2017 17:41

Kosova nesër (e diel) zhvillon ndeshjen e gjashtë kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’, ku në ‘Loro Boriçi’ në Shkodër takohet me Turqinë.

“Bet365” tashmë ka vendosur kuotat për dyja Kombëtaret. Që Turqia ta fitojë këtë sfidë ka kuotën vetëm 1.18, derisa Kosova 19.00.

Barazimi është kuotuar me koeficient 8.00.

Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë fillon nga ora 20:45.

Kujtojmë se Kosova gjatë këtyre kualifikimeve ka katër humbje dhe vetëm një barazim, atë ndaj Finlandës në ndeshjen hapëse./Lajmi.net/