Bastoret favorizojnë Real Madridin (FOTO)

Bastoret e kanë favorizuar Real Madridin në finale ndaj Atletico Madridit.

Sport

28/05/2016 15:57

Bastoret i kanë vendosur koeficient më të ulët Real Madridit ndaj Atletico Madridit, në finalen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet sonte në Milano.

Kuota e “Los Blancos” sipas Bwin është 2.45 për fitore, ndërsa e “Los Colchoneros” 3.30, përcjell Lajmi.net.

Pothuajse koeficient të ngjashëm skuadrave u ka vënë edhe BetExplorer.