Bastoret e favorizojnë Real Madridin në Ligën e Kampionëve

Real Madrid është skuadra favorite për të triumfuar në Ligën e Kampionëve sipas bastoreve.

Sport

26/04/2018 19:49

Fitorja e mbrëmshme në udhëtim te Bayern Munich me rezultat 1:2, e ka shndërruar skuadrën nga Madridi në favorit absolut.

Bastoret e njohura si Bet365, Betfair, William Hill dhe 888  e kanë koutuar me kuotën 2.05 triumfin e Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Pas tyre vjen Liverpooli, që ka kuotën 2.46 për të fituar Ligën e Kampionëve.

Triumfi i Bayernit ka kuotën 7 ndërsa Roma 29.2./Lajmi.net/