Bastoret e favorizojnë Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës është favorite për ta mposhtu Haitin. Kështu të paktën mendojnë bastoret, të cilat e kanë kuotuar fitoren e skuadrës së Albert Bunjaki me koeficientin 1.90, karshi atij 3.20, sa e ka skuadra mysafire. Ndërkaq, barazimi për këtë ballafaqim është vlerësuar me kuotën 3.10. këtë vlerësim e ka bërë bastorja sportive ‘Arena’, e…

Sport

04/03/2014 16:50

Përfaqësuesja e Kosovës është favorite për ta mposhtu Haitin. Kështu të paktën mendojnë bastoret, të cilat e kanë kuotuar fitoren e skuadrës së Albert Bunjaki me koeficientin 1.90, karshi atij 3.20, sa e ka skuadra mysafire.

Ndërkaq, barazimi për këtë ballafaqim është vlerësuar me kuotën 3.10. këtë vlerësim e ka bërë bastorja sportive ‘Arena’, e cila gjithsesi e ka futur këtë ndeshje në librin e saj.

Dueli historik ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Haitit do të zhvillohet të mërkurën (nesër) duke filluar nga ora 15:00 në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.