Bastoret e favorizojnë Barçën

Derisa tifozët spanjollë mendojnë se Atletico Madridi do ta fitojë titullin e kampionit në La Liga, kështu nuk mendojnë edhe bastoret, të cilat e favorizojnë gjigantin katalunas.

Sport

12/05/2014 19:18

Bastoret sportive e favorizojnë Barcelonën, për ta fituar titullin e kampionit në La Liga.

Ato e kanë kuotuar me 1,73 një fitore eventuale të gjigantit katalunas, që do të nënkuptonte se Messi me shokë do ta festonin titullin e kampionit para shikuesve të tyre.

Ndërkaq, për t’u shpallur Atletico Madridi kampion në stadiumin Camp Nou, kuota është 2,05.

Për dallim prej bastoreve, tifozët spanjollë mendojnë se Atletico Madrid do të shpallet kampion, të paktën në bazë të një ankete të realizuar nga e përditshmja spanjolle, Marca, në edicionin e saj online.