Bastoret: City favorit në Ligën e Kampionëve, Real Madrid…

Manchester City më në fund mund të realizojë ëndrrën për të fituar titullin e parë në Ligën e Kampionëve.

Sport

18/12/2018 17:40

Skuadra nga ‘Etihad Stadium’ viteve të fundit ka shpenzuar shumë para në tregun e transferimeve, për të krijuar një skuadër triumfuese në Evropë.

Me formën jo stabile të Real Madridit, Barcelonës, dhe Bayern Munich, Manchester City po shihet si favorit për të arritur këtë sukses.

Bastoret e kanë favorizuar skuadrën e Pep Guardiolas, duke e kuotuar suksesin e tyre me kuotën 4.00, përcjell ‘lajmi.net’.

Pas Man Cityt, vjen Barcelona, që ka kuotën 5.50, për të vazhduar me Juventusin me kuotën 6, PSG me kuotën 8.5, Liverpool me kuotën 10, dhe Real Madrid me kuotën 12.50./Lajmi.net/