Bastiset “komuna serbe” e Pejës në Gorazhdec

Medie serbe sot njoftojnë se “Policia rajonale e Pejës në bashkëpunim me pjesëtarë të njësisë speciale ROSU” mbrëmë kanë bastisur zyret e asaj që këto medie e quajnë “komuna e serbe” e Pejës, e vendosur në Gorazhdec, ku thuhet se janë konfiskuar dokumente.

Lajme

14/09/2017 10:09

Mediat serbe, bëjnë të ditur se policia pas bastisjeve ka intervistuar sekretarin e Kryqit të Kuq nga sistemi i Kryqit të Kuq të Serbisë, Momo Dashiqin, ndërsa thonë se kryetari i “komunës serbe” të Pejës Milosh Dimitrijeviq është ftuar që sot të paraqitet për bisedë në polici, transmeton lajmi.net

Sipas këtyre medieve, ishin arrestuar edhe dy sekretarë të Kryqit të Kuq në Graçanicë Dragash, Sveta Zhiviqin dhe Zeqir Zyrapin.

Gjithashtu bëhet e ditur se Policia kishte vizituar edhe zyrën e koordinatorit të Kryqit të Kuq për Kosovën në veri të Mitrovicës dhe ndërtesën e komunës së Olbiqit në Plemetin. /Lajmi.net/