Basti i pabesueshëm që ka vënë Ronaldo me Messin

Nëse flasim për gjëra të “paarritshme” në futboll, mendja menjëherë duhet të na shkojë te Cristiano Ronaldo.

Sport

19/03/2018 18:57

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, i cili ka thyer shumë rekorde në futboll, gjithmonë ka thënë se model për t’u motivuar në futboll e ka vetveten, duke tentuar të përmirësohet çdoherë, në arritjen e sukseseve të radhës.

Duke pasur këtë vetëbesim, Ronaldo ka vënë një “bast” se mund ta kalojë me gola Lionel Messin këtë sezon.

Ky synim duket i realizueshëm kur shikohet situata aktuale me gola mes tyre, me Ronaldon që në nëntor ishte 11 gola larg Messit, kur rezultati shënonte 12-1.

Por, pas pokerit të shënuar ndaj Gironas, e golave në ndeshjet e fundit, CR7 ka arritur në kuotën e 22 golave, duke u renditur i dyti në La Liga, me vetëm tri gola më pak se Messi./Lajmi.net/