Basti i Ibrahimovicit dhe Beckhamit për ndeshjen Suedi – Angli

Suedezi Zlatan Ibrahimovic dhe anglezi Devid Beckham para sfidës mes Angli-Suedi në çerekfinale të Kupës së Botës.

Sport

07/07/2018 12:15

Nëpërmjet një postimi në “Instagram” suedezi Ibrahimoviç i ka premtuar premtuar ish-kapitenit të Anglisë, Devid Bekam, se në rast se Anglia fiton ndaj Suedisë do t’i ofrojë një drekë kudo që ai të dëshirojë, ndërsa i ka kërkuar që nëse fiton Suedi, ti blejë çfarë Zllatani të dojë te IKEA.

“Nëse Anglia fiton, unë të ofroj drekë kudo që të dëshirosh ti në botë. Por nëse fiton Suedia, atëherë ti do të më blesh mua çfarëdo që dua të IKEA”, ishte basti i propozuar nga Ibra. Nuk mungoi përgjigja e Bekamit, i cili e ka pranuar sfidën por ka shtuar disa kushte të tjera për ta bërë më interesante, përcjell “Express”.

“Nëse Suedia fiton, unë personalisht do të dërgoj ty te IKEA të blesh çfarë të duash për vilën tënde të re në Los Anxhelos. Por kur Anglia të fitojë, unë dua që të vish të shohësh një ndeshje të Anglisë në Uembli me një fanellë të Anglisë veshur”, ishte përgjigja e anglezit.