Basri Demiri premton punësim

Basri Demiri premton punësim në Smallushë të Lipjanit. Sipas tij, zhvillimi ekonomik dhe punësimi janë shtyllat kryesore të programit të tij.

Lajme

14/10/2013 09:47

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit  nga  Aleanca për Lipjanin, Basri Demiri,shpalosi programin qeverisës për këtë komunë para banorëve të fshatit Smallushë.

Sipas Demirit, në programin e tij qeverisës katërvjeçar , shtylla  kryesore do të jenë zhvillimi ekonomik dhe punësimi, ndërsa premtoi se 12 investitorë të mëdhenj do ta vijnë me kapitalin e tyre në këtë komunë nëse ai fiton zgjedhjet.

Emiri është zgjedhur kryetar i komunës së Lipjanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e para lokale të vitit 2000 dhe e mbajti këtë post deri në vitin 2002.

Në këto zgjedhje, kandidatura e tij është duke u mbështetur edhe nga Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli.

“Investitorët  do të vijnë nga miqtë tanë. Ato do të jenë investime garantuese, ato do të kenë të gjitha garancionet e fuqishme për zhvillimin e veprimtarisë në të gjitha segmentet e infrastrukturës  dhe punësimin e 4500 punëtorëve të rinj për periudhën 4 vjeçare”.

“Në fshatin Smallushë do të ketë një investim me të cilin 350 veta do të gjejnë punësim të rregullt”.

“Gjithashtu e kemi garancionin e fuqishëm nga Behgjet Pacolli”, ka thënë Demiri.