Basketbollisti italian grushton holandezin, thyen dorën (VIDEO)

.

Sport

31/07/2017 09:02

Një episod aspak i këndshëm ka ndodhur në ndeshjen mes Italisë dhe Holandës.

Finalja e Trentino Cup 2017 ka sjellë një përleshje me grushte në parket.

Basketbollisti italian, Danilo Gallinari dhe ai holandez, Kok, janë përleshur pas një aksioni nën kosh, përcjellë “Lajmi.net”.

Gallinari e ka grushtuar holandezin, për t’u përjashtuar më pas nga loja.

“Corriere dello Sport” konfirmon që Gallinari e ka thyer dorën dhe në këtë mënyrë është përshëndetur me turneun. /Lajmi.net/

YouTube player