Basketbollisti arrestohet dy herë për dy ditë

Basketbollisti i Charlotte Bobcats, Jeff Taylor nuk do ta harrojë lehtë këtë javë. Ai përfundoi në polici, dy herë për dy ditë.

Sport

26/09/2014 21:20

Jeff Taylor, basketbollist i Charlotte Bobcats është arrestuar dy herë për dy ditë. Po, mirë e lexuat. Dy herë për dy ditë.

E jashtëzakonshme por e vërtetë. Të mërkurën, Taylor u paraqit në polici por u lirua pasi pagoi një dëmshpërblim.

Ai ishte arrestuar për shkak të dhunës në familje. Mirëpo, mediat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se ai sot prapë ka përfunduar në polici, për motive ende të panjohura.

Taylor duket se ka probleme në jetën sentimentale dhe duhet t’i zgjidhë ato para fillimit të edicionit të ri në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.