Basketbollistët e Chelseas

Chelsea është duke kaluar nëpër një periudhë negative sa i përket shënimit të golave, andaj duket sikur disa prej yjeve të ekipit kanë filluar të sprovohen në një sport tjetër. Fernando Torres, Eden Hazard, Petr Cech dhe John Obi Mikel janë futbollistët e gjigantit londinez që morën pjesë në një fushatë promovuese për disa skuadra…

Sport

24/12/2013 21:39

Chelsea është duke kaluar nëpër një periudhë negative sa i përket shënimit të golave, andaj duket sikur disa prej yjeve të ekipit kanë filluar të sprovohen në një sport tjetër.

Fernando Torres, Eden Hazard, Petr Cech dhe John Obi Mikel janë futbollistët e gjigantit londinez që morën pjesë në një fushatë promovuese për disa skuadra të basketbollit dhe orarin e tyre të ngjeshur të ndeshjeve festive në NBA.

Hazard, me fanellën e NY Knicks

Torres u paraqit me fanellën e Brooklyn Nets, kurse New York Knicks mund të llogarisin në mesfushorin belg, Hazard. Edhe portieri Cech është adhurues i madh i futbollit.

“Ndeshjet gjatë Krishtlindjeve ju mundësojnë tifozëve të kënaqen me to dhe futbolli luhet për njerëz dhe është traditë në Angli që të luhet gjatë Krishtlindjeve, njësoj sikurse basketbolli në Shtetet e Bashkuara”, deklaroi ai.

Cech është i informuar mirë për NBA

Cech mund të jetë i informuar mirë sa i përket basketbollit, por mesfushori Mikel ka thënë se është më i miri në Stamford Bridge sa i përket këtij sporti.

Mikel thotë se është basketbollist i mirë

“Nuk kam luajtur kundër askujt këtu në Chelsea, por mendoj se jam më i miri. Një kundër një, mendoj se mund ta mposhti këdo, sigurt. Basketbollisti më i mirë tani është LeBron James, por më pëlqen edhe Kobe Bryant. Pa dyshim, Lakers nuk janë duke u paraqitur mirë, por Miami Heat është në formë. Kam shikuar disa ndeshje, jam tifoz i Lakers”, deklaroi ai.