Basketbolli kosovar frikëson Serbinë

Nënkryetari i basketbollit serb, Dejan Bodiroga është i vetëdijshëm se basketbolli kosovar mund të pranohet si anëtar i ri në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FIBA-s.

Sport

06/02/2015 16:06

Qarkullimi i lajmit se Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka aplikuar dhe pret pranim në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA), ka shkaktuar panik në Serbi.

Nënkryetari i basketbollit serb, Dejan Bodiroga, është i vetëdijshëm se basketbolli kosovar mund të pranohet si anëtar i ri në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FIBA-s, më 12 ose 13 mars.

“Ne jemi në favor me vendimet që e kundërshtojnë Kosovën si anëtare të FIBA-s. Kjo që po ndodh tani është në nivel të FIBA Evropës, jo të botës. Ne, do t’i mbrojmë interesat tona deri në fund”, deklaroi ish-basketbollisti serb.