Bashkohen për Krishtlindje?

Lewis Hamilton e Nicole Scherzinger ishin ndarë muaj më parë, pas një lidhjeje të gjatë, e cila kishte nisur në muajin 2008. Tash që të dy mund të kthehen së bashku, sportisti 28 vjeç i është ‘lutur’ këngëtares amerikane që të qëndrojë afër tij për t’i kaluar festat e fundvitit dhe të mos largohet nga…

ShowBiz

22/12/2013 20:00

Lewis Hamilton e Nicole Scherzinger ishin ndarë muaj më parë, pas një lidhjeje të gjatë, e cila kishte nisur në muajin 2008. Tash që të dy mund të kthehen së bashku, sportisti 28 vjeç i është ‘lutur’ këngëtares amerikane që të qëndrojë afër tij për t’i kaluar festat e fundvitit dhe të mos largohet nga Londra, ku qëndroi disa javë, pasi ishte anëtare e jurisë së spektaklit garues ‘X Factor’.

“Lewis po mundohet të bëjë gjithçka për ta kthyer Nicole dhe i ka kaluar javët e fundit duke u munduar që ta bind atë që t’i kalojnë së bashku Krishtlindjet në Londër, për të shkuar më pas së bashku në Liqenin e Gjenevës, në shtëpi të tij”, ka treguar një burim brenda magazinës angleze ‘Closer’.

Ky eksklursion romantik në kufirin ndërmjet Zvicrës dhe Francës do të thoshte një forcim i madh i lidhjes së çiftit, i cili ishte prishur pasi këngëtarja donte të kishte fëmijë me 28 vjeçarin, por që piloti i Formula 1 e kishte refuzuar një gjë të tillë.

“Ky udhëtim do të thotë shumë për ta: ose shkojnë ose e kryejnë lidhjen përufndimisht. Nicole dëshiron të sistemohet seriozisht dhe t’i përkushtohet familjes, kështu që gjithçka varet nga Lewis. Ai duhet ta demonstrojë se e gjithë kjo do të bëhet realitet vitin tjetër”, përfundon burimi.