Bashkohen Nicole e Lewis

Kanë qenë çift mes vitesh dhe më pas janë ndarë disa herë, derisa ajo e ka lënë përfundimisht gjatë verës. Por, vetëm deri për vit të ri. Ngase, ditët e para të vitit 2014 kanë dhuruar surpriza.   Nicole Scherzinger e Lewis Hamilton duket se janë kthyer të jenë sërish së bashku. Ish anëtarja e…

ShowBiz

03/01/2014 15:00

Kanë qenë çift mes vitesh dhe më pas janë ndarë disa herë, derisa ajo e ka lënë përfundimisht gjatë verës. Por, vetëm deri për vit të ri. Ngase, ditët e para të vitit 2014 kanë dhuruar surpriza.

 

Nicole Scherzinger e Lewis Hamilton duket se janë kthyer të jenë sërish së bashku. Ish anëtarja e Pussycat Dolls, e rilindur në botën mediale pasi ishte pjesë e jurisë në X-Factor Uk, duket se e ka kaluar fundjavën që shkoi në bjeshkë, duke bërë ski dhe duke e shijuar borën, siç shihet edhe në fotografitë e postuar në Instagram.

Ajo duket e vetme në fotografi, por thuhet se ishte në një shoqëri të veçantë. Në ndërkohë, kampioni i Formula 1 e ka postuar një fotografi në vendin identik, me prapavi të njëjtë, që nënkupton se ata janë së bashku.

Nëse i shohim të dyja fotografitë, atëherë mund ta vërtetojmë se ata janë duke i kaluar pushimet së bashku. Ndoshta ky do të jetë viti i martesës dhe shtatzënisë…