Bashkimi Qeveritar

Edi Rama njofton se mbledhja e përbashkët e Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës do të mbahet më 16 nëntor në Prizren. Për ta përgatitur këtë, në Tiranë ka qenë Ministrja Vlora Çitaku.

Lajme

09/11/2013 15:03

Kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se më 16 nëntor në Prizren do të mbahet mbledhja e parë e përbashkët midis dy Qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Në profilin e tij ne Facebook, Rama ka ndarë me miqtë një foto bashkë me Ministren e Integrimit të Kosovës, Vlora Çitakun dhe delegacionin që e shoqëronte atë gjatë vizitës së djeshme në Tiranë.

“Me Vlora Çitakun dhe delegacionin simpatik të Ministrisë së Integrimit të Kosovës, për të folur për përgatitjet e agjendës të mbledhjes së parë të dy Qeverive, që do të mbahet më 16 nëntor në Prizren”, ka shkuar Rama.