Bashkimi që solli SHOK-u, Presidentja në ankth (Video)

Oscars i mbajtur në Los Angeles bëri bashkë edhe shumë njerëz në Prishtinë.

ShowBiz

29/02/2016 21:47

Nga salla e kuqe e Pallatit të Rinisë, u ndoq ndarja e çmimeve të Akademisë Amerikane, njofton Klan Kosova.

E gjithë këtë interesim po e zgjon fakti se në garë, për herë të parë, është edhe një film nga Kosova.

Është projekti i metrazhit të shkurtër Shok, aktorët e të cilit bënë që shqipja të flitet sefte në festën më të madhe të kinematografisë.

Kështu për fatin e këtij filmi ka shumë interesim në Prishtinë.

Por derisa në këtë sallë janë mbledhur qytetarët e prirë nga kryetari Shpend Ahmeti, komuniteti i artistëve ka zgjedhur të tubohet në një kafiteri.

Kurse në siklet të madh ishte Presidentja Atifete Jahjaga që bashkë me ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell, po e pret në ankth e me lutje momentin e ndarjes së çmimit.

Por, edhe pse OSKAR iu nda filmit” Stutterer”, SHOK po cilësohet si rrëfim, i suksesshëm i kinematografisë kosovare.

Filmi Shok, është i pari nga Kosova që arrin të nominohet për çmimin më të vlefshëm në botën e kinematografisë.

YouTube player