Bashkimi – Blokotehna, rezultat dëshpërues

Blokotehna fitoi thellë në Prizren.

Sport

17/01/2018 21:32

Përkundër këndelljes në pjesë të dytë, Bashkimi nuk ka arritur të shkrijë assesi epërsinë e mysafirëve të arritur në pjesë të parë, për të regjistruar humbjen e parë të vitit nëBIBL, pasi që u mposht nga lideri, Blokotehna, 75-91 në Prizren.

Ekipi nga Gjevgjelia shkoi në pushim me 11 pikë epërsi, ndërsa këtë e shtoi në çerek të tretë, duke mos lënë prizrenasit që të fitojnë as çerekun e katërt, për përfundimtaren me16pikë epërsi.

Danilo Mijatovic ka qenë i pandalshëm për forcat vendase sonte.

Ai ka shënuar 26 pikë, 9kërcime dhe3topa të rrëmbyera në fitoren eBlokotehnas, ndërsa 13pikë të tjera ka shënuar edhe AntonKazarnosvski që ka shtuar edhe9kërcime e3 asistime në statistikat e tij në këtë fitore