Bashkim dashurie

Miss Piggy më në fund do të shkojë të i dashuri i saj Kermit, falë një donacioni prej 20 kukullave të familjes së Jim Henson dhënë Muzeut Kombëtar të Historisë Amerikane.

Lifestyle

25/09/2013 15:45

Pas 19 vjet ndarjeje, njëri ndër çiftet më të famshme televizive të të gjitha kohëve është bashkuar dje në muzeun Smithsonian.

Miss Piggy më në fund do të shkojë të i dashuri i saj Kermit, falë një donacioni prej 20 kukullave të familjes së Jim Henson, babait të The Muppet Show, dhënë Muzeut Kombëtar të Historisë Amerikane. Kermit është aty që nga viti 1994.

Connie Erickson, dizajnerja dhe krijuesja e Miss Piggy, ka thënë se derrkucja më e famshme në botë është “shumë e lumtur” për bashkimin me dashurinë e saj, por ka shtuar se “nuk është e sigurt si ndjehet Kermiti”.

 

Martesa e Miss Piggy me Kermit – kurorëzim i dashurisë.