Bashkëvuajtësit e Casillasit

Iker Casillas, rezervist në Real Madrid ka bërë bujë në futbollin spanjoll, por ka zbehur vëmendjen nga portierët e tjerë që vuajnë të njëjtin fat. Të jeni portier i dytë në përgjithësi nënkupton se do të përcilleni nga një hije. Shumica e tyre nuk zhvillojnë asnjë ndeshje gjatë rrjedhës së një sezoni – përveç ndonjë…

Sport

17/10/2013 21:00

Iker Casillas, rezervist në Real Madrid ka bërë bujë në futbollin spanjoll, por ka zbehur vëmendjen nga portierët e tjerë që vuajnë të njëjtin fat.

Të jeni portier i dytë në përgjithësi nënkupton se do të përcilleni nga një hije. Shumica e tyre nuk zhvillojnë asnjë ndeshje gjatë rrjedhës së një sezoni – përveç ndonjë paraqitje të rrallë në Kupë – dhe vuajnë nga anonimiteti i plotë.

Derisa shumica e tifozëve e dinë se kush është portieri i dytë në skuadrat e tyre, të tjerët nuk kanë fort njohuri sa i përket ekipeve kundërshtare.

Është pa dyshim pozitë e vështirë për tu mbajtur. Buja e madhe që ka shkaktuar Casillas ka marrë pothuajse komplet vëmendjen nga portierë të tjerë që kanë problemin e njëjtë.

Në Barcelonë, Pinto është shembull i një portieri veteran i cili iu bashkua klubit pavarësisht se e dinte se çfarë roli e pret. Por, atij i është ofruar rasti të luajë në ndeshjet e Copa del Rey edhe pse pozita e Victor Valdesit mbetet e padiskutueshme.

Njësoj vlen edhe për Dani Aranzubian në Atletico Madrid. Thibaut Courtois është i paprekshëm në portë dhe spanjolli ka pranuar rolin e portierit të dytë në momentin kur e vazhdoi kontratën me klubin Rojiblancos.