Bashkëshortja ia uron ditëlindjen Valdrinit dhe i kërkon falje për këtë gjë!

Kreatori i njohur dhe mjaft i suksesshëm shqiptar, Valdrin Sahiti feston sot ditëlindjen.

ShowBiz

19/10/2018 15:00

Në mesin e urimeve të veçanta që ka pranuar është edhe ai bashkëshortes së tij, Edita Ramadanit, shkruan lajmi.net

Ajo ka publikuar një fotografi e cila shfaqet pranë bashkëshortit në makinë e që zgjedh këto fjalë për të uruar.

“Edhe 100 vjet per dashurine e jetes sime . P.s me fal qe udhetimi i ditelindjes kesaj radhe ishte i pamundur pasi qe ne jeten tone eshte nje mrekulli dhe do perkujdesje ?? , porrrr ne mundesine e pare do ta kompenzoj. Te dua ❤ “, shkruan ajo.

Ndryshe, Valdrini sot ka mbushur 32 vite. /Lajmi.net/