Bashkëshortja e Granit Xhakës i përgatit atij këtë ushqim tradicional

Futbollisti Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj janë çift shumë i pëlqyer në publik.

ShowBiz

15/01/2018 14:15

Vitin që kemi lënë pas, Graniti dhe Leonita i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, shkruan lajmi.net.

Leonita është shumë aktive në rrjete sociale, ndërsa të shpeshta janë dedikimet që i ajo i bën, Granitit.

Në llogarinë e saj në Instagram, Leonita ka postuar një fotografi përmes së cilës shfaqet në këndin e dëshiruar duke përgatitur pite.

“Duke përgatitur specialitetin më të mirë shqiptar”, ka shkruar ajo mbi fotografinë ku shihet spinaqi i bërë gati për pite. /Lajmi.net/