Bashkëshorti i Xharrës paditë Fisnik Ismailin- kërkon 128 mijë euro dëmshpërblim

Gazetari Andin Lokaj i cili është bashkëshorti i Arbana Xharrës, ka paditur për shpifje deputetin e  Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismailin.

Lajme

23/03/2018 16:41

Në padinë e siguruar nga Insajderi, bashkëshorti i këshilltares së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka paditur Ismailin për shpifje i cili përmes një shkrimi në Facebook, kishte akuzuar Lokajn se kishte sulmuar fizikisht gruan e tij Arbana Xharrën.

Pasi Xharra ishte sulmuar fizikisht nga persona ende të panjohur, Ismaili kishte thurrur ide konspirative duke thënë se anëtarja e PDK-së është sulmuar nga burri i saj.

“Viktimizim është me të rrah burri, e ti me dalë me ia lanë fajin tjetërkujt”, kishte shkruar Ismaili në postimin e tij të 30 janarit të këtij viti.

Lokaj ka kërkuar nga Ismaili që në llogarinë e tij në Facebook t’i kërkojë falje për shpifje ndaj tij, po ashtu deputeti i Grupit të Pavarur të tërheq “shpifjen” ndaj Lokajt si dhe t’i paguajë paditësit vlerën prej 128 mijë euro.

fotoo1

foto3