Bashkëshorti i Albulena Haxhiut kërcënon me jetë Kadri Veselin

Bashkëshorti i deputetes Albulena Haxhiu, që është edhe anëtarë i Vetëvendosjes, Alban Krasniqi ka kërcënuar me jetë kreun e Kuvendit, Kadri Veselin, raporton lajmi.net

Lajme

27/02/2016 19:39

Ai ka shkruar se shumë shpejtë askush nuk ka me arrit me mbrojt Veselin nga populli i revoltuar. Krasniqi thotë ‘pastë dorën e marë ai që të martë në shenjë’.

Ja postimi i tij:

Kadri Veseli duke keqpërdorë ditët e fundit të Bacës Adem i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore. Kadri, ti kurrë nuk do mund ta fshehësh kriminalitetin tënd përmes abuzimit me figurën e Adem Demaçit. Kadri të vjen radha edhe ty..shumë shpejtë, ska milici që të mbronë nga populli i revoltuar. Pastë dorën e marë ai që të marrtë në shenjë. / Lajmi.net