Bashkëshorti i Adelinës nuk i ndahet asaj në asnjë çast gjatë shtatzënisë

Këngëtarja Adelina Tahiri javë më parë ka konfirmuar lajmi se është në pritje të ëmbël.

ShowBiz

23/03/2018 10:01

Madje, përmes rrjeteve sociale këngëtarja ka postuar disa fotografi me të cilat ka treguar se tashmë ka filluar edhe blerjet për fëmijën, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo ka postuar një imazh në të cilin shihet përkrah bashkëshortit, i cili po ia mbante dorën këngëtares.

Adelina në asnjë moment nuk preferon që ta ekspozojë atë në publik, andaj edhe kësaj here ia kishte fshehur fytyrën.

Sa i përket jetës profesionale, Adelina ka lënë pas angazhimet në muzikë dhe i është përkushtuar jetës private. /Lajmi.net/