Bashkëshorti befason Aurelën në skenë për ditëlindje

Me rastin e ditëlindjes së saj, këngëtarja Aurela Gaçe pranoi një befasi të mrekullueshme nga bashkëshorti i saj, Skerdi.

ShowBiz

16/10/2017 10:56

Të shtunën, Aurela performoi në një lokal ku para se të fillonte mbrëmjen në skenë e priti bashkëshorti, shkruan lajmi.net.

Edhe pse Aurela sot feston ditëlindjen, Skerdi kishte menduar që paraprakisht t’ia përgatiste atë befasi, për të cilën këngëtarja u ndje shumë e emocionuar.

“? une ditelindjen e kam sot, por…ja qe te shtunen ngela pa fjale perballe jush … me sakte me hutoi babi i vajzave tona❤❤”, shkruan Aurela në videon që e postoi në rrjete sociale.

Ndësa, urime të shumta kanë ardhë në adresë të saj, duke i dëshiruar edhe shumë vite në skenë me këtë energji që e ka tani. /Lajmi.net/