Bashkëpunimi i çuditshëm mes Sony’t dhe Michael Jackson

Sony ka njoftuar për një bashkëpunim me trashëgimin e Michael Jackson, duke e bërë të mundshëm përdorimin e muzikës së tij për ta promovuar telefonin e mençur. Por, ky njoftim i la disa fansa të Jackson’it jo shumë të kënaqur. Kënga e pa lansuar “Slave to the Rhythm” përmbajti një video 90 sekondëshe, që u…

Auto & Tek

26/02/2014 13:09

Sony ka njoftuar për një bashkëpunim me trashëgimin e Michael Jackson, duke e bërë të mundshëm përdorimin e muzikës së tij për ta promovuar telefonin e mençur. Por, ky njoftim i la disa fansa të Jackson’it jo shumë të kënaqur.

Kënga e pa lansuar “Slave to the Rhythm” përmbajti një video 90 sekondëshe, që u tregonte gazetarëve telefonin e ri Xperia Z2, në panairin më të madh të celularëve në botë, që u mbajt të hënën në Barcelonë të Spanjës.

Një version i këngës, që ishte një bashkëpunim me Justin Bieber, u shfaq në internet në vitin 2013, por trashëgimtarët e Jackson thanë se kënga nuk është autorizuar, dhe këmbënguli që të largohet nga faqja Youtube.

Në një deklaratë, familja Jackson tha: “Trashëgimtarët e Michael Jackson dhe Epic Records janë shumë të gëzuar për partneritetin me Sony Mobile”.

– “Ne jemi shumë të gëzuar me përdorimin e këngës ‘Slave to the Rhythm’, e cila është paraqitur në reklamën 90 sekondëshe të telefonit të ri Xperia Z2”.