Bashkëpunim me Shqipërinë

Shefi i EULEX’it, Bernd Borchard, gjatë vizitës së tij në Tiranë, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informatave mes policisë, doganës dhe gjyqësorit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Lajme

22/11/2013 15:50

Shefi i Misionit të EULEX’it Bernd Borchard, gjatë një vizite dy ditore në Tiranë, ka takuar Kryeministrin Shqiptar Edi Rama.

Sipas njoftimit nga EULEX, Borchardt gjithashtu ka takuar zyrtarë të lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë, me të cilët ka diskutuar edhe migrimin dhe trafikimin e paligjshëm të njerëzve, mallrave dhe narkotikëve, përfshirë këtu edhe marihuanën.

Borchard, siç pohohet në komunikatë, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informatave mes policisë, doganës dhe gjyqësorit të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Qasja proaktive dhe kontaktet e afërta janë qenësore për luftimin e trafikimit dhe migrimit të paligjshëm. Krimi i organizuar është dukuri rajonale dhe duhet të adresohet në baza rajonale. Dua të falënderojë Qeverinë e Shqipërisë për vullnetin e tyre të plotë për bashkëpunuar si dhe mbështetjen e tyre”, ka thënë Borchardt.

Gjatë vizitës së tij, Shefi i Misionit EULEX gjithashtu u takua me Delegacionin e BE’së në Tiranë