Bashkëpunim me Encën? Ronela Hajati jep përgjigjen epike

Ronela Hajati dhe Enca Haxhia përveç në muzikë, të dya janë të komentuara në media për shkak të linjave të bollshme trupore.

ShowBiz

11/07/2018 09:07

Por askush nuk e ka menduar deri më tani një bashkëpunim mes dyshes dhe ishte një fans i Roneles ai i cili ia kujtoi këngëtares një gjë të tillë, shkruan lajmi.net

Nëpërmjet Instagramit Hajati pranoi një pyetje nëse do të ketë ndonjë bashkëpunim mes saj dhe Encës dhe përgjigja e Ronelës ishte epike.

Duke qenë se Enca para pak ditësh tha se termeti në Shqipëri është bërë pasi e ka lëshuar në studio një pjesë të këngës së re, pikërisht kjo ishte edhe përgjigja e Ronelës.

”Kemi frikën e termeteve prandaj”, tha ajo./Lajmi.net/