Bashkëpunim Doganor Kosovë-Slloveni

Rajko Skubic, Drejtor i Përgjithshëm i Doganës Sllovene, ka vizituar Kosovën, të premten. Dogana e Kosovës, në një komunikatë për media, ka pohuar që Dogana e Kosovës dhe ajo e Sllovenisë kanë një bashkëpunim të mire në aspektin e shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunim bilateral. “Në takim u diskutua për bashkëpunim doganor dypalësh, zhvillimin në trendet…

Lajme

17/01/2014 21:03

Rajko Skubic, Drejtor i Përgjithshëm i Doganës Sllovene, ka vizituar Kosovën, të premten.

Dogana e Kosovës, në një komunikatë për media, ka pohuar që Dogana e Kosovës dhe ajo e Sllovenisë kanë një bashkëpunim të mire në aspektin e shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunim bilateral.

“Në takim u diskutua për bashkëpunim doganor dypalësh, zhvillimin në trendet ekonomike ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës, implementimin e marrëveshjes së nënshkruar në mes të dy palëve si dhe shkëmbimin e përvojave me mundësi bashkëpunimi në mes të dy administratave.”

“Bashkëpunimi ndërmjet dy organizatave dhe implementimi i marrëveshjes për shkëmbimin e të dhënave na mundëson eliminimin e mundësisë së evazionit fiskal, po ashtu na bënë të mundur edhe shkëmbimin e asistencës profesionale ndër administror, me theks të veçantë tani ku edhe jemi në fillimin e reformës dhe strukturimit të Doganës”, ka thënë Lulzim Rafuna, Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës.

Ndërsa, Rajko Skubic, ka pohuar se Dogana Kosovare dhe ajo Sllovene kanë bashkëpunim shumë të mirë që një kohë të gjatë.

“Sukseset e Doganës vërehen  vetëm kur ne bashkëpunojmë përmes shkëmbimit të informatave dhe të dhënave, ashtu që së bashku arrijmë rezultatet më të mira. Me interes përcjell zhvillimet në Doganën Kosovare  dhe jemi të lumtur për suksesin tuaj, gjatë vizitës sime pash të arritura dhe zhvillime të mëdha të cilat ka bërë Dogana e Kosovës drejt standardeve Evropiane”.