Bashkë me sulmuesin e Stambollit, janë arrestuar edhe 3 gra (Video/Foto)

Terroristi i Stambollit, Abdülgadir Masharipov, i cili kërkohej për sulmin terrorist në një klub nate në Ortaköy të Stambollit natën e vitit të ri, është kapur nga policia e Stambollit.

Bota

16/01/2017 23:26

Sipas informacioneve të marra thuhet se agresori fshihej në një adresë në rajonin Esenyurt të Stambollit.

Ekipet e antiterrorit të policisë së këtij qyteti gjatë një operacioni kanë bërë të mundur kapjen e agresorit të sulmit terrorist në Ortaköy të Beşkitaşit në Stamboll, natën e vitit të ri, transmeton lajmi.net.

Bashkë me agresorin Abdülgadir Masharipov, thuhet se janë arrestuar edhe 5 persona nga të cilët 3 gra.

Të dyshuarit janë dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Stambollit në rrugën Vatan.

Nga ana tjetër policia e këtij qyteti ka njoftuar se janë duke u zhvilluar operacione edhe në disa adresa të tjera në kuadër të luftës kundër terrorizmit. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Momenti i kapjes së terroristit që la të vrarë 39 persona në Stamboll (Video)

Kështu e kanë rrahur policia turke terroristin që vrau 39 persona (Foto)