Bashkë me foton e re të shtatzënisë, Tuna zbulon edhe diҫka që nuk e kemi ditur (Foto)

Në foton e fundit të sapopostuar në Instagram, Tuna shfaqet me të brendshme të bardha dhe një tyl të hollë të kaltër të lehtë.

ShowBiz

10/04/2017 16:56

Ngjyrat pastel janë zgjedhja perfekte edhe e dekorit shoqërues që e bëjnë nënën e re edhe më tërheqëse.

Pasi ka përmendur emrat e bashkëpunëtorëve të këtij seti fotografik, Tuna ka shënuar me hashtag edhe në cilën fazë të shtatzënisë ndodhet tani: 36 javë. Kështu, mbeten edhe 4 javë të tjera derisa t’i japë fund pritjes së ëmbël.

Më dhjetëra komente kanë shpërthyer nga fansat dhe miqtë e artises për pamjen e re që i ka falur shtatzënia.