Bashkatdhetarëve u humb durimi në kufirin Serbi-Kroaci, veturat me targa serbe s’presin (Video)

Qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë në vende të ndryshme perëndimore, gjatë kthimit të tyre nuk ballafaqohen me pritje të gjata vetëm në pikat kufitare Kosovë-Serbi.

Lajme

20/08/2017 20:51

Pritjet raportohen të jenë maratonike edhe në dalje me kufirin Serbi-Kroaci.

Lexuesit e albinfo.ch kanë njoftuar se në kufirin në mes të Serbisë dhe Kroacisë janë zgjatur me dhjetëra kilometra kolonat e automobilave me emigrantë kryesisht shqiptarë, që kthehen në shtetet perëndimore nga Kosova dhe Maqedonia.

Siç bën të ditur një lexues i albinfos.ch përmes një video shihen veturat në kolona duke i rënë borive të revoltuar me neglizhencën e autoriteteve serbe dhe kroate.

Madje në videoshihen veturat me targa serbe që përcillen në anën e kundërt të autostradës nga policia serbe derisa emigrantët mbeten të ngujuar në kolona me disa kilometra.