Basha: Sonte kishimi raste për gol sa të gjitha ndeshjet e kaluar bashkë

Migjen Basha ka dhënë mendimin e tij për ndeshjen, Izrael 0-2 Shqipëri, që u zhvillua në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sport

14/10/2018 23:51

Migjen Basha ka thënë se ata kanë pasur shuam raste për gol, mirëpo nuk arritën t’i konkretizonin ato.

“Vështirësi ishte vetëm fillimi i ndeshjes pastaj kishim rast për gol. Më shumë raste kemi pasur sonte sa në të gjitha ndeshjet e fundit së bashkë”, ka thënë Basha pas ndeshjes, raporton “lajmi.net”.

“Nuk e kam ndihmuar ekipin mjaftueshëm, por humbja nuk erdhi nga unë. Së pari nuk duhet të pranonim atë gol në fillim”.

“Është dashur të lëviznim topin më shpejtë në mënyrë që të furnizonim Memushaj dhe Xhakan më shumë”, ka thënë më tej lojtari i kombëtares shqiptare. /Lajmi.net/