Basha: Sa të jem unë nuk do lejoj fraksionet në PD

Është mbyllur pas katër orësh mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike.

Lajme

21/09/2017 23:08

Në këtë mbledhje nuk kanë munguar debatet mes dy grupeve në parti për shkaqet e humbjes dhe mënyrën e analizës derisa në përfundim të mbledhjes kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se kryesia doli me një vendim unanim.

“Shpresa e vendit është opozita dhe PD. Një komision do të bëjë ndryshime në statut. Bashkimi do të bëhet nga të gjithë ata që nuk e tradhtuan PD-në. Virtuti i kësaj kryesie është rrahja e të gjitha opinioneve. PD nuk ka kundërshtarë brenda saj. Vendimi i sotëm ishte unanim.  Nisja e një analize të thellë në të gjitha strukturat”, ka thënë Basha, shkruan Lapsi.al.

I pyetur për kërkesën e ish-nënkryetarit Astrit Patozi për legalizimin e fraksioneve Basha u shpreh prerë:“Sa të jem unë kryetar i PD nuk do të ketë fraksione në këtë parti, por do të ketë hapësirë për të gjithë”.