Basha: Sa të jem unë kryetar, s’ka fraksione në PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh i qartë se, për sa kohë të jetë ai në krye të partisë nuk do të ketë fraksione.

Lajme

22/09/2017 07:58

Akuzave të forta që kanë ardhur nga Jozefina Topalli, Astrit Patozi dhe Arben Imami, Basha iu përgjigj duke theksuar se “sa kohë të jem unë kryetar i PD-së nuk do të ketë fraksione, por do të ketë hapësirë për këdo në Partinë Demokratike, që të kontribuojnë për qëllimin e përbashkët, që është një qëllim kombëtar, jo qëllim politike i PD-së, për të çliruar vendin nga zgjedha e krimit, nga bandat si aleate të denja për të mbajtur pushtetin”.

Basha foli pas mbledhjes së kryesisë së PD-së, e cila zgjati 4 orë dhe ku u diskutua për nisjen e një procesi analize për zgjedhjet e 25 Qershorit dhe për reformimin e partisë.