Basha: Pse nuk e pranova ofertën e Ramës me 4 ministra

Lulzim Basha nga çadra e lirisë tregoi se pse nuk e pranoi ofertën e zgjidhjes së krizës me 4 ministra dhe kreun e KQZ që i ofroi Rama dje gjatë negociatave.

Lajme

26/04/2017 12:39

“Dje Rama e bëri të qartë se është gati të dorëzojë ministrat e tij, kreun e KQZ, zyrtarë në polici, por nuk është gati të dorëzojë karrigen e tij. Ca problemi ka ‘merr e jep, jap e merr’, këtu e kanë mendjen. Këtu funksionon pazari i peshkut të qelbur nga koka. Kjo është ëndërra e një nate vere e Ramës dhe Metës që nuk do bëhet kurrë realitet. PD, unë dhe aleatët tanë jemi të vendosur të qëndrojmë fuqimisht dhe vendosmërisht përkrah qytetarëve dhe protestuesve deri në plotësimin e kërkesave që populli ka shtruar për zgjidhje”, tha Basha.