Basha: Presidentin ta zgjedhë populli

Kryetari i Partisë Demokratike doli me një propozim tjetër për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Lajme

21/04/2017 13:36

“Presidenti i Republikës nuk është as i PD-së, as i PS-së as i LSI-së dhe i asnjë partie. Ai është dhe duhet të jetë Presidenti i popullit, ndaj propozimi ynë është ta zgjedhim Presidentin nga populli”, thotë Basha.

Kreu i PD shtoi se zgjedhja e Presidentit drejtpërdrejt nga populli i kthen pushtetin popullit dhe e bën Presidentin përgjegjës para popullit dhe jo partive politike.

“Beteja jonë, sot, është beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të cilat do t’i hapin rrugën Republikës së Re. Por duke qenë se zgjedhja e Presidentit po shtrohet në tavolinë, e meqënëse po kërkohet kontributi ynë, ne kemi vetëm një zgjidhje për çështjen e Presidentit të Republikës: të ndryshojmë Kushtetutën që Presidentin ta zgjedhë drejtpërdrejt populli shqiptar”, shtoi ai.

/ Top Channel