Pritet që ai të konfirmojë qëndrimin se pa largimin e kryeministrit Edi Rama dhe garantimit të një qeverie teknike, nuk mund të ketë zgjedhje.
Për rreth 10 ditë Basha, nuk do të jetë në çadrën e protestës në bulevard, pasi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai do të udhëtoi drejt Maltës, ku me 27 mars mbahet samiti i Partive Popullore Europiane, pjesë e te cilave është dhe Partia Demokratike e Shqipërisë.
Në takim me zyrtarët amerikanë, por dhe zyrtarët europianë, Basha do të kërkojë mbështetje për kauzën e opozitës për qeveri teknike që sipas tij garanton zgjedhjet.