Basha, mbledhje urgjente me kryetarët e degëve

Lulzim Basha nuk humbi kohë, por menjëherë pas protestës në bulevard mblodhi Kolegjin e Kryetarëve të Partisë Demokratike për të nisur përgatitjen për tubimin e së enjtes para Parlamentit.

Lajme

16/02/2019 22:14

Burime i thanë Top Channel se kryetari demokrat përgëzoi krerët e degëve në rrethe për organizimim e së shtunës dhe kërkoi të njëjtin angazhim për ditën e enjte.

Edhe pse protesta e 16 shkurtit nuk mundi ta largojë Edi Ramën nga pushteti, për opozitarët sovrani diktoi rrugën pa kthim drejt së ardhmes.

Protesta e sotme u karakterizua edhe me akte të dhunës.