Basha largohet nga Bari

Migjen Basha nuk do të mbetet në Bari.

Sport

06/06/2018 09:54

Migjen Basha mbante shiritin e kapitenit te barezët dhe udhëhoqi Barin deri në fazën Play Off, madje edhe në ndeshjen me Cittadellën ishte protagonist i një asisti dhe shumë vrapimesh.

Gjithsesi duket se kjo nuk ka mjaftuar që klubi i Barit t’i ofrojë rinovimin mesfushorit me origjinë nga Suhareka, që duket se do të largohet nga kjo skuadër pas dy sezonesh.

Lajmi zbulohet nga një prej tifozëve të Barit, që ka dalë për t’u përshëndetur me Bashën, pasi siç thotë në koment, kapitenit nuk i është ofruar rinovimi dhe po largohet përfundimisht.